×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Netanyahu thotë se kanë eliminuar liderin e ri të Hezbollahut

    Insajderi
    08 October 2024 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli ka “eliminuar” pasardhësin e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha të martën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

    “Ne kemi eliminuar mijëra terroristë, duke përfshirë vetë Nasrallah, pasardhësin e Nasrallah dhe pasardhësin e pasardhësit të Nasrallah”, tha Netanyahu në një deklaratë video.

    Të shtunën, një burim sigurie libanez i tha CNN-it se Hezbollahu kishte humbur kontaktet me Hashem Safieddine pasi një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit e kishte në shënjestër atë të premten. Safieddine besohej të ishte një pasardhës i mundshëm i liderit të Hezbollahut, përcjell Insajderi.

    Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt popullit të Libanit në deklaratën të martën, duke u kërkuar atyre që të ngrihen kundër Hezbollahut dhe të “marrin përsëri vendin e tyre”.

    “Të krishterët, druzët, myslimanët – sunitë dhe shiitë – të gjithë ju po vuani për shkak të luftës së kotë të Hezbollahut në Izrael”, tha Netanyahu.

    “Ju keni mundësinë për të shpëtuar Libanin përpara se të bjerë në humnerën e një lufte të gjatë që do të sjellë shkatërrim dhe vuajtje të ngjashme me atë që shohim në Gaza”, vazhdoi ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark