Netanyahu: Xhihadit Islamik përgjegjës për vrasjen e 500 palestinezëve në spitalin në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Netanyahu: Xhihadit Islamik përgjegjës për vrasjen e 500 palestinezëve në spitalin në Gaza

    Insajderi
    17 October 2023 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë përgjegjës Xhihadin Islamik (ISIS) për sulmin në një spital në Gaza të Palestinës.

    Netanyahu këtë e ka thënë me anë të një postimi në platformën ‘X’, duke shtuar se kjo raketa goditi spitalin si pasojë e dështimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Analiza e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, duke kaluar në afërsi të spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit”, thotë Netanyahu.

    “Inteligjenca nga burime të shumta që kemi në duart tona tregon se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e raketës që goditi spitalin në Gaza pas dështimit”, deklaroi më tej ai.

    Nga kjo raketë, mbetën të vrarë përreth 500 palestinez. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark