Netflixi po e konsideron ndalimin e shpërndarjes së fjalëkalimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • LifeStyle
  • Lajme / Botë

    Netflixi po e konsideron ndalimin e shpërndarjes së fjalëkalimit

    Insajderi
    12 March 2021 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Netflixi po merr në konsideratë që të ndalojë shpërndarjen e fjalëkalimit.

    Disa përdorues kanë raportuar se në ekran u është shfaqur një fjali që thoshte se, “Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, ju duhet të keni llogarinë tuaj personale për të vazhduar shikimin”.

    Një zëdhënës i tha BBC-së se ky test ishte dizajnuar për t’u siguruar se njerëzit që përdorin llogari të Netflixit janë të autorizuar t’i përdorin ato.

    Një vendim rreth kësaj është ende në shqyrtim nëse do të merret nga kompania, shkruan BBC.https://cas.criteo.com/delivery/afr.php?ptv=105&abp=1&zoneid=1409947&cb=16688324083&nodis=1&charset=UTF-8&dc=3&atfr=0&loc=http%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fnetflixi-po-e-konsideron-ndalimin-e-shperndarjes-se-fjalekalimit%2F

    Në këtë provë, përdoruesit mund të verifikojnë se lejohen të futen në llogari përmes një kodi, që dërgohet përmes një mesazhi apo emaili.

    Netflixi po përpiqet që të gjejë dhe të bllokojë përdoruesit që shfrytëzojnë llogari që nuk janë të tyre.

    Platformat digjitale si Netflixi, HBO Go, Amazon Prime dhe Disney +, lejojnë përdoruesit të krijojnë disa profile në një llogari, por kushtet e përdorimit specifikojnë se ato duhet të përdoren nga njerëzit brenda një shtëpie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark