Manjati i pasurive të patundshme mund të kalojë në çast, nga xhentilesa e tepruar në një brutalitet verbal duke i degraduar gratë. Këtë ves, sipas rrëfimeve të mbledhura nga media amerikane, e ka të trashëguar nga babai i tij Fred.
Nuk flitet për dhunë fizike, por shumë vajza janë joshur e më pas shkelur nga miliarderi, nën peshën e pushtetit, pasurisë dhe rrjetit të tij të njohjeve. Hetimi që i dedikohet marrëdhënieve të biznesmenit me botën femërore me siguri do të shkaktojë shumë debate e komente të llojeve të ndryshme.
Sipas rrëfimit të grave të intervistuara, Trump nuk përpiqet të shfrytëzojë pushtetin e tij për dhunë seksuale fizike, por ai duket se gëzon nga turpërimi publik i grave që ka vendosur të godasë.
Në vitin 1990, gjatë një feste me 50 modele dhe rreth 30 burra në rezidencën e tij në Mar a Lago në Palm Beach të Floridas, miliarderi u josh nga një vajzë e panjohur, Roëanne Breëer Lane. Ai e mori në dhomë por nuk u përpoq të bënte seks me të. E detyroi të vishte një palë rrobebanjo dhe me pas e riktheu në festë duke e prezantuar si prenë e tij te re, apo “Trump Girl”.
Më e hidhur është historia e Alicia Machando, fituese e Miss Universit në vitin 1996, spektakël ky që në vitet e para ishte përvetësuar nga Trumpi, në mënyrë që të kishte rreth vetes bukuroshe të pasarelave. Pas fitores, Alicia u shëndosh dhe miliarderi që e konsideroi këtë si një fyerje personale, filloi ta tallte në publik.
Machando tregoi për “New York Times” se e turpëruar, i kishte kërkuar organizatorëve të konkursit ta ndihmonin të dobësohej. Ata i planifikuan disa seanca aktiviteti fizik që të humbte peshë, por ditën e parë që shkoi në palestër gjeti Trumpin dhe 90 gazetarë të thirrur prej tij.
Një përjetim i tillë i kushtoi shtrenjtë ish-Miss Universit, e cila 5 vitet e ardhshme i kaloi mes anoreksisë dhe bulimisë. Në hetimin e medias amerikane ka edhe gra që i kanë vlerësuar si pozitive e korrekte raportet me Trump, madje edhe nga ato që pavarësisht se janë larguar për ti shpëtuar fyerjeve, janë ritkhyer më pas për avantazhe ekonomike apo karriere.
Vajza e tij, Ivanka, nuk është e parë që është vlerësuar prej tij, se cilës i ka dhënë edhe poste të rëndësishme në bizneset që zotëron.
Ne vitet ‘80 emëroi në krye të ndërtimeve, Barbara Res. “Të punoje me të ishte e vështirë. Më thoshte se gratë janë inferiore ndaj burrave, por kur qëllon ndonjë e zonja, është më e mirë se ata”, pohon Res e cila punoi me të 15 vjet dhe drejtoi punimet e të famshmes “Trump Tower”.