“New York Times” propozon Manastirin e Deçanit për vizitë - Insajderi
×
Kulturë

“New York Times” propozon Manastirin e Deçanit për vizitë

Insajderi
24 October 2016 - 10:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, ka propozuar që ta vizitojnë Manastirin e Deçanit në Kosovë.

Në llogarinë e tyre në Instagram në faqen “New York Times Travel” ata kanë postuar një foto ku shihet Manastiri i Deçanit, me ç’rast ka ftuar vizitorët nga e gjithë bota që ta vizitojnë atë.

Gjithashtu në këtë foto ka pasur komentues kosovarë, të cilët kanë bërë ftesë që të vizitohet Kosova dhe bukuritë e saj natyrore.

Kjo nuk është hera e parë që shumë gazeta prestigjioze bëjnë ftesa që të vizitohet Kosova dhe bukuritë e saj./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark