Newcastle gati ta shesë Isakun nëse nënshkruan me dy sulmues, i vendos çmim të ‘kripur’ suedezit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Newcastle gati ta shesë Isakun nëse nënshkruan me dy sulmues, i vendos çmim të ‘kripur’ suedezit

    Insajderi
    21 August 2025 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Newcastle United thuhet se i ka vendosur çmimin e largimit sulmuesit Alexander Isak, por gjithashtu shitja do të ndodhte vetëm në rast se arrijnë t’i transferojnë dy sulmues si zëvendësues të rij.

    Sipas The Telegraph, Newcastle nuk i ka ndryshuar kushtet për shitjen e sulmuesit Alexander Isak.

    “Magpies” janë të gatshëm ta lënë të lirë suedezin 25-vjeçar nëse sjellin dy sulmues të rinj për ta zëvendësuar atë, ku njëri prej tyre duhet të jetë në nivelin e Ligës së Kampionëve.

    Përveç kësaj, Newcastle pret një ofertë afër 173 milionë eurove nga klubet e interesuara.

    Transferimet e mundshme të Yoanne Wissa nga Brentford ose Jorgen Larsen nga Wolverhampton nuk do të përmbushnin nevojat e skuadrës të Eddie Howe.

    Për më tepër, oferta prej 127 milionë eurosh e Liverpoolit për Isak u konsiderua e pamjaftueshme nga klubi anglez.

    Newcastle pret që nëse të dy kushtet nuk përmbushen para përfundimit të afatit kalimtar të verës, një shitje nuk do të ndodhë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark