Nexhmedin Spahiu kërkon dënim me “varje në mes të qytetit” për të dyshuarit që rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhmedin Spahiu kërkon dënim me “varje në mes të qytetit” për të dyshuarit që rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun

    Insajderi
    22 January 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politologu Nexhmedin Spahiu ka kërkuar dënim me vdekje për të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

    Dy të mitur e kanë shkelur me veturë dhe më pas e kanë rrahur për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu më 14 janar në Podujevë.

    Për dy të miturit (16 dhe 17 vjeç), të dyshuar për vrasje, politologu Spahiu ka kërkuar që “të varen midis sheshit”.

    Ai këtë e ka thënë në koment në postimin e bërë nga avokati Tomë Gashi, i cili ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

    “Pajtohem plotësisht. Psh për këta 4 që e mbytën këtë 18 vjeçarin jetim dënimi duhej të ishte me varje në mes të Qytetit”, ka thënë Spahiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark