Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, njihet për deklarata kontroverze.
Kësaj radhe, Spahiu ka bërë një deklaratë skandaloze. Ai në emisionin “Konfront” të KTV’së ka pretenduar se populli serb janë më të qytetëruar sesa shqiptarët. Teksa për shqiptarët ka thënë se janë më primitiv dhe më barbarë.
Ai e ka argumentuar këtë duke thënë se serbët i binden ligjit, teksa shqiptarët janë të panënshtruar.
“Serbët janë më të qytetëruar se ne, ne jemi më primitivë, më barbarë si popull. Ata e respektojnë ligjin e rregullin. Ata në momentin që e kanë pa që nuk është aty policia e Serbisë, por policia e Kosovës, ata i binden atij urdhri. Na as nuk dimë me përdor pushtetin kur e kemi, as nuk i nënshtrohemi pushtetit. Qe 1 vjet, a më shumë vrasje bëhen në qytetet e tjera të Kosovës apo në veri të Kosovës?”, deklaroi ai.