Nexhmi Krasniqi para gjykatës: Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së për shkak të luftës kundër terrorizmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhmi Krasniqi para gjykatës: Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së për shkak të luftës kundër terrorizmit

    Insajderi
    07 August 2025 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ky i fundit iu drejtua gjykatës me fjalët: “Nuk jemi rob”.

    Sipas dosjes që “Betimi për Drejtësi” ka siguruar, thuhet se Krasniqi është pajtuar me të thënat e avokatit të tij, Besnik Berisha, duke shtuar se “nuk është rob”.

    “Unë vetëm një nuk e kuptoj, sepse gjithmonë kemi punuar me gjyqtarë dhe prokurorë. Sinqerisht, kjo që e elaboroi avokati im është tërësisht e vërtetë, mirëpo mos harroni një gjë: nuk jemi rob…”, thuhet të ketë deklaruar Krasniqi.

    Tutje, Krasniqi është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore:

    “…nga ana profesionale është dashur të kuptohet mirësia nga ana njerëzore që unë sot të jem në Spitalin Amerikan, sepse këtë termin e kam pasur të planifikuar një muaj më parë dhe më është dashur patjetër të shkoj, për shkak se jam në përfundim të kalimit në dializë, përdor terapi shumë të rëndë, e më keq se kjo nuk gjendet në Kosovë”, ka deklaruar ai.

    Gjithashtu, Krasniqi ka përmendur edhe falënderimet që ka marrë nga FBI.

    “Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së në Amerikë për shkak të luftës kundër terrorizmit, por kam edhe 50 falënderime e mirënjohje nga shteti i Kosovës”, thuhet të ketë deklaruar në fund.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark