Neymar Junior po rikthehet në Santos.
Gazetari sportiv italian dhe njëherësh ekspert i transfereve, konfirmon se marrëveshja është arritur dhe se ylli brazilian do të zyrtarizohet shumë shpejt nga ish-klubi i tij, përcjell “Gazeta Express”.
Al Hilal e ka përfunduar kontratën e Neymarit menjëherë, ndërsa braziliani e ka marrë rrugën drejt vendlindjes së tij për t’i kryer vizitat mjekësore dhe për t’u rikthyer kështu në klubin e tij të fëmijërisë pas 12 vjetësh.
Përfaqësuesi brazilian do të qëndrojë në Santos së paku deri në verë, për ta shikuar më pas mundësinë që të rikthehet në Evropë apo të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e pëlqen Inter Miami.
Eksperienca saudite për Neymarin ishte dëshpëruese pasi ai u përball me dy lëndime të njëpasnjëshme, njëri prej tyre e la atë një vit jashtë fushës së blertë.
Tash, 32 vjeçari do të mundohet ta rikthejë formën ideale dhe të jetë i gatshëm për Brazilin për Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë.