Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin

    Insajderi
    19 June 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili së fundmi i quajti deputetët e opozitës “nomadikë”.

    Në vend që ta konsiderojë si ofendim, Kraki tha se nuk ka asgjë fyese në këtë përshkrim.

    Ai u shpreh se deputetët janë aty për të punuar dhe për të bërë Kuvendin funksional, duke shtuar se termi i përdorur nga Kurti është thjesht një përshkrim i sjelljes politike të opozitës.

    “Unë nuk po shoh asgjë ofenduese këtu, sepse ne si deputetë jemi punëtorë dhe kemi për detyrë të bëjmë këtë Kuvend,” deklaroi Kraki në emisionin në Teve1.

    Ai shtoi se reagimet ndaj gjuhës politike shpesh ndodhin në një klimë të tensionuar, por se në këtë rast nuk ka vend për dramë.

    “Është përshkrim, jo sulm personal,” tha Kraki.

    Kurti i ka quajtur “deputetë nomadikë” deputetët e opozitës, nën pretendimin se nuk po duan që të kenë shtëpi, duke aluduar për Kuvend.

    Në këtë frymë, më lejoni që deputetët opozitarë të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, që ata të kenë shtëpi, t’i quajë deputetë nomadikë. Sepse nomadët janë ata që nuk duan të kenë shtëpi. Ata të cilët nuk duan shtëpi janë nomad. Ky është thelbi i nomadit”, deklaroi ndër të tjera Kurti.

    Ata që s’po votojnë, është mirë t’i pyesni pse po vijnë? Unë e di pse po shkoj dhe s’kam munguar asnjëherë. Asnjëherë në këta 48-orësha s’kam munguar si kryeministër në detyrë dhe si deputet që ka dhënë betimin. Unë s’po e di pse po vinë. Më lejoni që të theksoj se Kosova ka qeveri, ka kryeministër në detyrë. Ajo çfarë i mungon Kosovës është Kuvendi dhe Kuvendi është shtëpia e deputetëve, deputetët e kanë shtëpinë këtu.

    Por, ka disa deputetë të cilët nuk po dëshirojnë të kenë shtëpi. Se ende si ka ardhë radha Qeverisë Kurti 3 që ta thotë fjalën e tyre. Tash për tash, ata janë në fazën që nuk po duan që Republika e Kosovës të ketë Kuvend. Nuk ka Kuvend që i nevojitet ndonjë deputeti si atyre opozitarë. Se deputetët opozitarë, pikërisht e duan Kuvendin. Kuvendi është mjeti më i vlefshëm për ta sesa për deputetët e mazhorancës”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark