Nga 1 janari në Zvicër ndalohet mbulimi i fytyrës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nga 1 janari në Zvicër ndalohet mbulimi i fytyrës

    Insajderi
    06 November 2024 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vendim kontrovers i Zvicrës për mbulimin e fytyrës në hapësira publike, i njohur si “ndalimi i burkave”, do të hyjë në fuqi më 1 janar, ka thënë qeveria të mërkurën.

    Vendimi që kaloi në një referendum të vitit 2021 e që u dënua nga shoqatat myslimane, ishte iniciuar nga i njëjtë grup që pati organizuar ndalimin e minareve të reja në vitin 2009.

    Këshilli Federal qeverisës ka thënë se ka vendosur datën e fillimit të ndalimit dhe se çdokush që mbulon fytyrën do të gjobitet deri në 1,000 franga, raportoi Reuters. 

    Ndalimi nuk vlen për avionët dhe ambientet diplomatike e konsullore, ndërsa fytyrat mund të mbulohen në vendet e adhurimit, ka thënë qeveria.

    Mbulimi i fytyrës do të mbetet i lejuar për arsye që lidhen me shëndetin dhe sigurinë, për zakone vendase ose për kushtet e motit, shtoi qeveria. Ajo po ashtu do të lejohet për qëllime artistike apo argëtuese, si dhe për reklamim.

    “Nëse këto mbulime janë të nevojshme për mbrojtje personale në ushtrimin e lirisë së shprehjes, ato duhet të lejohen nëse autoriteti përgjegjës e ka miratuar tashmë dhe nuk dëmtohet rendi publik”, thuhet në deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark