Që nga 1 korrik 2021 i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e lirë roaming. Kostot roaming midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.
Për të shënuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon “All-Western Balkans Jam”, një koncert me grupe dhe DJ nga i gjithë rajoni, në 1 Korrik 2021, duke filluar nga ora 19.00 në Plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut).