Tetë ushtarë turq pjesë e organizimit të puçit kundër Erdoganit të cilët kishin ikur për në Greqi janë dënuar me burg.
Ushtarët janë dënuar me nga 2 muaj burg për shkak të hyrjes ilegale në vend, në seancën e mbajtur në Alexandroupolis të Greqisë, raporton AA.
Të dënuarit pas tentimit për puç në Turqi, me helikopter ushtarak kishin ikur për në Greqi ku edhe kishin kërkuar azil.