Kryetari i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Rrahim Pacolli, ka njoftuar se bashkatëdhetarët nga data 20 korrik mund të paisen me polisën e sigurimit përmes internetit.
Ai ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ku janë dakorduar për këtë lehtësim në fushën e polisave të sigurimeve, pasi që diaspora ka pasur vazhdimisht problem me pritjet e gjata në kufi për të marrë polisën e sigurimeve gjatë periudhës së pushimeve.
“Që nga 20 korriku, e hënë, shqiptarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me polisën e sigurisë për të hyrë në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Insajderi.com