Nga 3 shtatori punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të disa shkollave në kryeqytet, të të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka përmendur edhe shkollat që do përfshihen në grevë.
“Me kërkesën e punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: ‘Dardanisë’, shkolla e muzikës ‘Pjetër Bogdani’, ‘Naim Frashëri’, ‘Shkolla e Gjelbër’ , ‘Mehmet Xhevori’, ‘Hoxhë Kadri Prishtina’, ‘Avdyl Frashëri’, ‘Asim Vokshi’, ‘Gjergj Fishta’ të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi.