Nga 50 mijë në 5 mijë ushtarë – 17 vitet e NATO-s në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 50 mijë në 5 mijë ushtarë – 17 vitet e NATO-s në Kosovë

    Insajderi
    12 June 2016 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe. Që atëherë 12 qershori i vitit 1999 cilësohet si dita e lirisë së Kosovës. Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, Kosova është në vitin e tetë të pavarësisë së saj ndërsa zyrtarë të NATO-s thonë se tash për tash nuk ka plane të reja për ndonjë shkurtim të pranisë së trupave paqeruajtëse.

    Atë kohë në Kosovë u vendosën rreth 50 mijë ushtarë, ndërsa 14 pas luftës në terren ndodhen diç më shumë se 5 mijë trupa. Zyrtarë të NATO-s thonë se misioni i këtyre trupave ka të bëjë me një mjedis të sigurt për të gjithë dhe vendosjen e lirisë së lëvizjes.

    Në shtatëmbëdhjetë vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s udhëheqësit politikë në Kosovë e shohin 12 Qershorin si njëra nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Kosovës./VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark