×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Nga 6-12 mijë euro, këto janë deputetët kampionë që kanë marrë kompensime shtesë për seanca, komisione, mëditje…

    Insajderi
    02 September 2022 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pos pagës bazë që e kanë hiç më pak se 1 mijë e 547 euro, deputetët e Kosovës marrin pagesa shtesë për pjesëmarrjen në seanca, komisione, për rrugën që e bëjnë deri në Kuvend, për udhëtimet jashtë vendit, mëditjet dhe akomodimin.

    Gazeta Insajderi

    Nga janari deri në qershor, vetëm deputeti i komunitetit turk, Enis Kervan i ka marrë 12 mijë e 798 euro për marrjen pjesë në seanca, komisione, për rrugën, udhëtimet jashtë vendit, mëditjet dhe akomodimin.

    Kolegia e tij deputete, Saranda Bogujevci, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit i ka marrë 8 mijë e 336 euro. Për gjashtë muaj ajo vetëm për mëditje dhe akomodim i ka marrë 4 mijë e 500 euro, ndërsa për seanca, komisione dhe rrugë i ka marrë afër 3 mijë të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Pak më pak se nënkryetarja e Kuvendit, ka marrë deputeti Fridon Lala. Ai nga buxheti i Kuvendit ka marrë 8 mijë e 174 euro.

    I katërti në listën e kampionëve të pagesave shtesë është deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

    Ai për periudhën janar-qershor përpos pagës, ka marrë edhe 8 mijë e 95 euro të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Deputeti i Albin Kurtit, Adnan Rrustemi, i cili është pjesë e shumicës parlamentare, nga kuleta e Parlemanetit ka marrë 7 mijë e 623. Për mëditje dhe akomodim i ka marrë rreth 2 mijë e 500 euro, ndërsa për seanca, komisione dhe rrugë i ka marrë mbi 5 mijë të tjera.

    Jashtë listës së dhjetëshes së parë nuk mbetët as deputeti i LDK-së, Arben Gashi. Ky i fundit ka marrë gjithsej 7 mijë e 182 euro.

    Derisa 6 mijë e 858 euro të tjera i ka marrë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi. Për seanca, komisione dhe rrugë ai i ka marrë rreth 4 mijë euro, ndërsa për mëditje dhe akomodim i ka marrë mbi 3 mijë euro të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Numri tetë në listën e kompensimeve shtesë i takon Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosje.

    Udhëheqësja e deputetëve të Lëvizjes i ka marrë 6 mijë e 784 euro për gjashtë muaj, pavarësisht se nga janari në qershor, i ka marrë edhe pagat bazë: nga 1 mijë e 500 për secilin muaj.

    Derisa Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka marrë 6 mijë e 710 euro, ndërsa kolegu i tij nga pakicat, Bahrim Sabani i ka marrë 6 mijë e 600 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Këta janë vetëm dhjetë përfaqësuesit e parë të popullit që i kanë shfrytëzuar benifitet e Parlamentit.

    Nga të mirat e postit të deputetit kanë përfituar edhe plot 110 deputetë të tjerë, dikush më shumë e dikush më pak.

    Ai që ka përftuar më së paku, e që është i fundit në listë është: Ardian Kastrati i PDK-së, i cili i ka marrë vetëm 416 euro.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark