Nga aeroporti, direkt në stërvitje, ky është futbollisti që iu bashkua Shqipërisë në minutat e fundit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nga aeroporti, direkt në stërvitje, ky është futbollisti që iu bashkua Shqipërisë në minutat e fundit

    Insajderi
    07 October 2025 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëtimi rraskapitës nga Amerika e largët, ka bërë që Enea Mihaj të ishte emri i fundit që i bashkohej Kombëtares shqiptare për përgatitjen e ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

    Qendërmbrojtësi është bërë pjesë e Atlanta Junajtid në MLS dhe ky ishte udhëtimi parë ndërkontinental që kur iu bashkua klubit amerikan, meqë nuk u ftua për ndeshjet e shtatorit.

    Mihaj këtë radhë nuk mungoi në listën e Silvinjos, por ishte një mungesë në stërvitjen e së hënës, teksa mund të ndodhte e njëjta gjë për të martën. Udhëtimi i gjatë ka bërë që ai të mbërrinte vetëm sot në drekë në Shqipëri dhe pas një ndalese të shkurtër në hotel, ka shkuar menjëherë te “Shtëpia e Futbollit” për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës për stërvitjen.

    Ai mbërriti sapo ekipi kishte filluar ushtrimet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo, duke qenë në gjendje që të merrte pjesë në seancën e sotme. Mihaj shihet si një alternativë e rëndësishme për prapavijën nga trajneri Silvinjo, sidomos në këtë moment kur mungojnë në grumbullim dy emra si Ismajli e Kumbulla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark