Artan Abrashi, deputet i kësaj legjislature në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka përgatitur një montazh për kryeministrin dhe njëkohësisht kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.
Abrashi e ka publikuar fotografinë ‘Facebook’, duke ia bashkëngjitur përshkrimin “Gëzuar!”.
“Gëzuar Vitin e Ri 2024, E ka lshu doren BABAdimri”, thuhet në fotografinë e montuar.
Kjo erdhi pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 100 euro shtesa për pensionistët dhe 100 euro shtesa për fëmijët. /Insajderi.org/