Nga basketbolli në krye të Malit të Zi – Kush është Milo Gjukanoviç? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nga basketbolli në krye të Malit të Zi – Kush është Milo Gjukanoviç?

    Insajderi
    17 October 2016 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vite më vonë, në zgjedhjet e vitit 1990 korri fitoren më të madhe, duke fituar 83 deputetë nga 125 sa kishte Parlamenti i Podgoricës. Kryeministri më i ri në Europë mbajti marrëdhënie të mira me Beogradin, derisa e kuptoi se kjo shoqëri mund t’i shkaktonte dëm.

    Pas disa gabimeve, në vitin 1999 i hapi dyert për kosovarët që arrinin në këtë shtet, ndërkohë që vendi i tij ishte bashkë me Serbinë që i dëbonte ata. Në vitin 2006, në referendum arriti të rikthejë pavarësinë e Malit të Zi, pavarësisht rezistencës së madhe, pasi gjysma e malazezëve deklarohen si serbë, vite përballje me Serbinë dhe një imazhi jo shumë të mirë, pas dyshimeve për lidhje me mafian e duhanit dhe investigimeve që u bënë edhe nga prokurorët italianë në Bari.

    Mali i Zi, për një periudhë ishte kthyer në një agjenci patundshmërish për pasanikët rusë. Kjo solli një ekspansion të shkurtër dhe stanjacion më të gjatë.

    Rusët kanë shkolla dhe mediat e tyre në këtë shtet. “Duma” ruse ishte shqetësuar, megjithatë Mali i Zi mori kandidaturën për në Bashkimin Europian dhe ftesën për në NATO. Gjukanoviç u përball me protesta të shumta të opozitës, një pjesë e së cilës lidhet me qëndrime proruse dhe proserbe.

    Zgjedhjet u zhvilluan nën hijen e arrestimeve të 20 shtetasve serbë, që dyshohej se kishin ardhur për të krijuar incidente dhe për të rrëmbyer Gjukanoviçin. Njeriu që udhëheq shtetin e vogël të Ballkanit prej 25 vitesh, beson se për një mandat do të ketë në duar çelësin e Brukselit. Ai ka qenë idhull i shumë njerëzve dhe homologëve në rajon. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark