“Nga çerdhet e deri në nivelin universitar”- SBASHK i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nga çerdhet e deri në nivelin universitar”- SBASHK i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

    Insajderi
    04 August 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se të gjithë anëtarët e saj, “nga çerdhet e deri në nivelin universitar”, do të jenë pjesë e protestës të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e e UÇK-së.

    Protesta do të mbahet më 7 gusht, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të dëgjohet “zëri i fuqishëm” i qytetarëve dhe punëtorëve të arsimit, në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se pjesëmarrja masive e punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës është një mesazh i qartë se sakrifica nuk harrohet.

    Njoftimi i plotë:

    SBASHK-u: Me 7 gusht, në sheshin “Skënderbeu”, zëri ynë i bashkohet zërit të së vërtetës dhe drejtësisë!

    04.08.2025

    Anëtarët e SBASHK-ut, nga çerdhet e deri në universitete, do të jenë pjesë e protestës madhështore paqësore të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

    Më 7 gusht, ora 17, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të dëgjohet zëri ynë i fuqishëm, në përkrahje të bijve më të mirë të kombit, që padrejtësisht po mbahen prapa grilave në Hagë.

    Pjesëmarrja e gjerë e punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës në këtë protestë është një mesazh i qartë: ne nuk harrojmë sakrificën!

    Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi. SBASHK-u ngre zërin për drejtësinë, për lirinë dhe për ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark