×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nga dje Kurti është komunist”, “Pinjolli i SPS është patriot”- vazhdon beteja Osmani-Pacolli

    Insajderi
    06 August 2024 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stafi i presidentes Vjosa Osmani kanë fyer ditë më parë kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacollin, duke e quajtur rusofil. Nga ajo ditë, nuk janë ndalur reagimet. Sot ka reaguar sërish këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili pas deklaratave të kryeministrit Kurti nga konferenca në Maqedoni ka thënë se Presidenca që nga dje ka filluar ta konsiderojë “komunist”.

    Zyberaj këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka vazhduar akuzat në drejtim të Presidencës duke thënë se “Per ta veq pinjolli i SPS e i Sup-it te Gjilanit eshte patriot 100 karat”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “A e shpallen stafi i Llafe Llafe Presidentes sot najkan filorus a jo? Per ta krejt jane filorus. Pse a mos po kan naj pune tjeter me e ba a?”, shkroi ai.

    “Njerezit qe kane luftu kunder Serbise nen emblemen e UÇK-së jane filorus, njerezit qe kane shpenzu miliona per shtet e komb, jane filorus. Per ta veq pinjolli i SPS e i Sup-it te Gjilanit eshte patriot 100 karat. Ne mendjen e tyre nga dje Kurti eshte komunist, stalinist e kushediqka, por se nuk jau mban me u shpreh. I tuten shume te shkretit. Edhe kur i shpullat”, vijon postimi i Zyberajt.

    Insajderi gjatë ditës së djeshme raportoi se si e zhvlerësoi në tërësi Kurti reagimin zyrtar të Presidencës së Kosovës lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark