Nga 25 deri më 29 janar mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni III, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-performanca, diskutime, homazhe, orë poetike etj.
“Dita e parë e Festivalit Poetik të Prishtinës do t’i kushtohet në tërësi Letërsisë Shqipe në Maqedoni, kësaj pjese integrale të letërsisë shqipe e cila pavarësisht kushtëzimeve kontekstuale, trysnisë, nëpërkëmbjes, anatemimit dhe persekutimit të vazhdueshëm nga pushtetet, nxori në pah autorë me vetëdije të lartë krijuese që na lanë trashëgimi vepra pashmangshëm referenciale për nga vlerat ideo-estetike”, thekson drejtoresha e Festivalit, poetja dhe studiuesja Donika Dabishevci.
Tutje, ajo bënë të ditur se Festivalin Poetik të Prishtinës do ta hapin me një Homazh artistik në nderim të poetes Lindita Ahmeti, për të vazhduar me pjesën e dytë ku do të shpaloset mendimi kritik e studimor për Letërsinë shqipe në Maqedoni dhe tutje në pjesën e tretë me Orën e madhe poetike.
“Kemi kënaqësinë t’i kemi në mesin tonë poetët e studiuesit: Ali Aliu, Agim Vinca, Nehas Sopaj, Puntorie Muça Ziba, Lulzim Haziri, Shaip Emerllahu, Shazim Mehmeti, Vjollcë Berisha, Xhabir Ahmeti, Ahmet Selmani, Salajdin Salihu, Bardhyl Zaimi, Nurie Emrullai, Xhemazije Rizvani, Arlind Farizi, Fatos Rushiti, Valdeta Dulahi, Ismail Arsllani, shoqëruar nga artistët: Fitnete Tuda dhe Astrit Stafai.”, thekson Dabishevci.
Ditët dy-tre dhe katër janë të mbushura me program të larmishëm, promovime librash, mbrëmje letrare, video-performanca, kumtesa, debate tematike etj. Përgjatë tri mbrëmjeve me lexime autoriale paraqiten poetët: Ledia Dushi, Manjola Brahaj, Arjola Zadrima, Sabit Rrustemi, Nikollë Berishaj, Majlinda Sinani Lulaj, Liridon Mulaj, Aziz Mustafa dhe Xhevat Latifi. Me kumtesa do të paraqiten Naser Shatrolli dhe Migena Arllati, ndërsa me Ismet Kallabën nga “Art Club” i Ulqinit do të diskutohet për Decentralizimin dhe demetropolizimin e kulturës.
Mr.Indefinite është po ashtu në program me performacën “Labirinti i barazisë”. Pjesa muzikore në festival ngjet në skenë artistët: Astrit Stafai, Fitnete Tuda, Arta Jashari, Andi Buraku, Genc Krasniqi, Naser Dula dhe Korin e grave “Lira”.
Ndërsa Dita e pestë e Festivalit Poetik të Prishtinës , 29 janari, është po ashtu më e veçantë. “Dita e fundit e festivalit i kushtohet tërësisht poetëve të rinj, si një formë motivimi në rrugëtimin e tyre krijues. Pra, më 29 janar, duke filluar nga ora 18:00, në Termokiss, kemi kënaqësinë t’i kemi në Maratonën e leximeve poetike, 18 të rinj nën 30 vjeç, kryesisht me një apo asnjë libër të botuar.
Do të lexojnë poezitë e tyre: Fatbardhë Hasi, Yllka Maqedonci, Zanë Mali, Fitim Majkovci, Alisa Bekteshi, Uresa Ahmeti, Agnesa Beqiri, Erdonita Hebibi, Agon Rexhepi, Blinera Hajdari, Ardita Rexhaj, Blerta Salihu, Zgjim Sherifi, Rina Avdullahu, Lorenta Ibraj, Flamur Foniqi, Valmira Rashiti, Jasemina Mustafa”, thekson Dabishevci.
Këtë vit Festivalin Poetik të Prishtinës e mbështetën Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës.
Programi i plotë: 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐢 𝐅𝐄𝐒𝐓𝐈𝐕𝐀𝐋𝐈𝐓 𝐏𝐎𝐄𝐓𝐈𝐊 𝐓Ë 𝐏𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓𝐈𝐍Ë𝐒 𝐄𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝟑, 𝟐𝟓-𝟐𝟗 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫
Nga 25 deri më 29 janar mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni III, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj. Programi i ditës së parë, më 25 janar, fillon në ora 13:00 dhe mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ndërsa në katër ditë tjera Festivali mbahet në Termokiss dhe fillon nga ora 18:00 Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.
𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢: 𝟐𝟓 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐮𝐧ë, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟑:𝟎𝟎, 𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐪𝐞, 𝐏𝐚𝐥𝐥𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐑𝐢𝐧𝐢𝐬ë
Letërsia shqipe e Maqedonisë Homazh për Lindita Ahmetin -Poezi të Lindita Ahmetit lexojnë poetet: Naime Beqiraj, Donika Dabishevci -Çaste poetike me Lindita Ahmetin (Video-poezi të realizuara nga ObserverKult, lexuar nga Lindita Ahmeti) -Poetja Lindita Ahmeti në kujtesën e miqve: Vjollcë Berisha, Xhemazije Rizvani dhe Lulëzim Haziri -Krijimtaria e Lindita Ahmetit kumtesë nga akad. Ali Aliu -Instrumental/homazh nga Astrit Stafai dhe Artan Rexhepi -Letërsia shqipe në Maqedoni ( vështrim përmbledhës) Ligjëratë nga prof. Agim Vinca Pikë muzikore Fitnete Tuda “Rrugë” Orë poetike Me poezitë e tyre paraqiten poetët: Nehas Sopaj, Punëtorie Muça Ziba, Lulëzim Haziri, Shaip Emërllahu, Shazim Mehmeti, Vjollcë Berisha, Ahmet Selmani, Salajdin Salihu, Bardhyl Zaimi, Nurie Emrullai, Xhemazije Rizvani, Arlind Farizi, Fatos Rushiti, Valdeta Dulahi, Ismail Arsllani Moderon: Alketa Gashi Fazliu
𝟐𝟔 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐝𝐢𝐞𝐥, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎, 𝐓𝐞𝐫𝐦𝐨𝐤𝐢𝐬𝐬 -Promovimi i librit të Ahmet Selmanit “Bërja e shkretëtirës” Për librin flasin: Zyrafete Shala, Hajriz Sejdiu Diskutim me autorin -Decentralizimi dhe demetropolizimi i kulturës Bashkëbisedim me Ismet Kallabën (Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” e Ulqinit) Debat tematik -Labirinti i barazisë video-performancë nga Ms.Indefinite -Takime poetike dhe diskutim me autoret Ledia Dushi Arjola Zadrima Manjola Brahaj shoqëruar në kitarë nga artisti Genc Krasniqi
𝟐𝟕 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐡ë𝐧ë, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎, 𝐓𝐞𝐫𝐦𝐨𝐤𝐢𝐬𝐬 -Promovimi i librit të Bislim Ahmetajt “Kangët e Babës” Për librin flasin: Naime Beqiraj, Arsim Halili Diskutim me autorin -Poetë të së dukshmes apo të së ndjeshmes Kumtesë nga Migena Arllati Debat tematik -Këngë nga repertoari i Nexhmije Pagarushës Arta Jashari, soprano Andi Duraku, piano -Takime poetike dhe diskutim me autorët Nikollë Berishaj Sabit Rrustemi Majlinda Sinani Lulaj shoqëruar në kitarë nga Naser Dula
𝟐𝟖 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐭ë, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎, 𝐓𝐞𝐫𝐦𝐨𝐤𝐢𝐬𝐬 -Promovimi i librit të Afrim Demirit “Zoti vdes i pari” Për librin flasin: Vlora Konushevci, Eduard Frrokaj Diskutim me autorin -Turma dhe teatri Kumtesë nga Naser Shatrolli Debat tematik -Këngë korale Kori i grave “Lira” -Takime poetike dhe diskutim me autorët Liridon Mulaj Xhevat Latifi Aziz Mustafa shoqëruar në kitarë nga Naser Dula
𝟐𝟗 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐦ë𝐫𝐤𝐮𝐫ë, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎, 𝐓𝐞𝐫𝐦𝐨𝐤𝐢𝐬𝐬 Nata e të rinjve -Maratonë leximesh nga poetët e rinj: Zanë Mali, Fatbardhë Hasi, Alisa Bekteshi, Yllka Maqedonci, Fitim Majkovci, Uresa Ahmeti, Agnesa Beqiri, Erdonita Hebibi, Agon Rexhepi, Blinera Hajdari, Ardita Rexhaj, Blerta Salihu, Zgjim Sherifi, Rina Avdullahu, Lorenta Ibraj, Flamur Foniqi, Valmira Rashiti, Jasemina Mustafa