Nga ethet dengue humbin jetën 225 persona në Sri Lankë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nga ethet dengue humbin jetën 225 persona në Sri Lankë

    Insajderi
    04 July 2017 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet në Sri Lankë janë duke luftuar me epideminë më të madhe deri më tani me ethet tropikale dengue, sëmundje ngjitëse tropikale të cilën e bartin mushkonjat, nga e cila këtë vit kanë humbur jetën 225 persona, ndërsa më shumë se 76.000 janë sëmurë.

    Të alarmuar nga kriza e madhe, qeveria vendosi 400 ushtarë dhe oficerë të policisë të martën për të pastruar mbeturinat e kalbura, pishinat e ujit të ndenjur dhe vendqëndrimet tjera të mundshme të mushkonjave.

    Institucionet shëndetësore kanë iniciuar masa për asgjësimin e mushkonjave duke përdorur mjete gazi në hapësira publike, raporton AA.

    Numri i të sëmurëve është rritur për 38 për qind në raport me vitin e kaluar, kur Ministria e Shëndetësisë regjistroi 55.150 të infektuar. Sëmundja vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e 97 personave.

    Numri më i madh i të sëmurëve është në rrethinën e kryeqytetit Colombo, ndërsa sëmundja është përhapur në mbarë vendin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark