
Agnesa Rexhepi Demiri është një sportiste e dalluar, e cila me disiplinë dhe vendosmëri ka përfaqësuar me dinjitet vlerat e sportit tonë. Të njëjtat cilësi, ajo tashmë i kthen në vizion e përkushtim për qytetin e saj, duke kandiduar për Asamblenë e Prishtinës.
E lindur në Dardani dhe e rritur mes njerëzve të thjeshtë, Agnesa e njeh nga afër nevojën për një qytet më të pastër, më të organizuar dhe më të zhvilluar. Sot, duke jetuar në Kodrën e Trimave, ajo ballafaqohet çdo ditë me sfidat e përditshme të qytetarëve, ndaj ka vendosur të jetë pjesë e zgjidhjes.
Me numrin 30 në listën e Lidhjes së Prishtinës, Agnesa synon të sjellë transparencë, projekte konkrete dhe një vizion të qartë për të ardhmen e kryeqytetit. Ajo beson se Prishtina ka potencial të madh, i cili mund të realizohet vetëm përmes njerëzve që punojnë me zemër dhe vizion për të gjithë qytetarët.