Nga Gjakova në Qipro, “Comodita Home” eksporton 5000 dyshekë - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Nga Gjakova në Qipro, “Comodita Home” eksporton 5000 dyshekë

    Insajderi
    01 October 2025 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Comodita Home”, kompania kosovare e njohur për prodhimet e saj inovative dhe cilësore, ka nisur një kapitull të ri në historinë e saj.

    Nga Gjakova, ku ka themelet, kompania prestigjioze ka bërë hapin e parë në tregun e Qipros me një dërgesë prej 5000 dyshekësh.

    Rona Gruda, menaxhere e kontrollit dhe cilësisë në Comodita, tregon se në laboratorin modern të kompanisë, kontrolli i cilësisë është një proces po aq i rëndësishëm sa vetë prodhimi. Çdo shtresë e dyshekut analizohet deri te rezistenca, për të siguruar që produkti final përmbush standardet më të larta ndërkombëtare.

    “Secili dyshek është i ndërtuar me kombinimin më të avancuar të shtresave poliuretanike dhe memory. Poliuretani ofron stabilitet dhe jetëgjatësi, ndërsa shtresa memory i përshtatet formave të trupit, duke garantuar rehati gjatë gjithë gjumit.” thotë ajo.

    Vetëm pas plotësimit të këtyre kritereve, produktet kalojnë tek teknologët dhe përgatiten për treg.

    “Përveç standardeve ndërkombëtare, ne realizojmë edhe analiza të detajuara teknike në laboratorin tonë. Kjo përfshin matjen e densitetit, vlerësimin e fortësisë, testet e kompresimit dhe analizën e rezistencës, për t’u siguruar që çdo dyshek të jetë i përsosur,” thotë Gruda.

    Përveç teknologjisë, pas suksesit qëndron një ekip prej 20 profesionistësh, të cilët kujdesen që çdo proces prodhimi të kontrollohet me kujdes maksimal.

    “Cilësia është 100% e garantuar falë përkushtimit të ekipit tonë. Asnjë dyshek nuk largohet nga fabrika pa kaluar të gjitha testet e nevojshme,” thekson Gruda.

    Pas shumë tregjeve evropiane, tani edhe Qiproja pranon produktet e “Comodita-s”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark