Nga Graçanica në Beograd: KFOR-i bartë me helikopter fëmijën e sëmurë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Graçanica në Beograd: KFOR-i bartë me helikopter fëmijën e sëmurë

    Insajderi
    22 November 2016 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një helikopter i misionit paqëruajtës në Kosovë, KFOR, ka kryer një evakuim emergjent mjekësor të një djali të porsalindur nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë drejt një spitali në Beograd, derisa pak orë më parë e kishte marrë atë nga spitali i Graçanicës.

    Siç njofton faqja zyrtare e KFOR-it në internet, fëmija kishte lindur në Graçanicë me një infeksion të rëndë në zemër që shpejt u përhap në mushkëritë e tij.

    KFOR-i së pari e ndihmoi foshnjën duke e sjellë atë nga Graçanica në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku mjekët arritën ta stabilizojnë gjendjen mjekësore të tij.

    Pas një kërkese nga familja serbe e fëmijës për të vazhduar trajtimin në një spital të Beogradit, një helikopter ushtarak amerikan i misionit të KFOR-it në Kosovë, kreu evakuimin mjekësor të foshnjes drejt Beogradit, raporton Insajderi.

    “Operacioni u bë i mundur nga bashkëpunimi i shpejtë midis autoriteteve serbe dhe KFOR-it”, shkruan faqja zyrtare e KFOR-it – Nato.int, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark