Nga Haga, Fadil Fazliu uron të bijën për martesën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Haga, Fadil Fazliu uron të bijën për martesën

    Insajderi
    14 September 2025 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Kështu ka njoftuar vëllai i saj, Fahriu, mbrëmë.

    Ai ka bërë të ditur se babai i tyre, Fadil Fazliu. uroi të bijën përmes një telefonate nga Haga, ku po mbahet në paraburgim.

    “Sot është një ditë e veçantë, një ditë që shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën tuaj. Ndryshe nga shumica që këtë ditë e festojnë pranë babait të tyre, ti, Majlinda, je e privuar nga përqafimi i tij, sepse ai ndodhet padrejtësisht larg nesh në burgun e Hagës. Por edhe nga aty, me gjithë zemrën e tij, ai ju ka telefonuar dhe ju ka uruar martesën me gjithë dashurinë që vetëm një baba mund ta ketë. Shpresojmë që shumë shpejt ta festojmë këtë gëzim së bashku, në liri pranë tij, pranë nesh, dhe mbi të gjitha, pranë familjes që ju do pa kushte. Ai qëndron si shtylla jonë, si frymëzim i përhershëm me guximin, dinjitetin dhe burrërinë e tij të palëkundur.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark