“Nga ‘Hajnat n’burg’ Kurti u kthye në mbrojtës të të dyshuarve për hajni, shet pallavra, ne kemi veç vepra”, Intervistë me Fatmir Limajn – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “Nga ‘Hajnat n’burg’ Kurti u kthye në mbrojtës të të dyshuarve për hajni, shet pallavra, ne kemi veç vepra”, Intervistë me Fatmir Limajn

    Insajderi
    25 January 2025 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj që në këto zgjedhje garon bashkë me AAK-në e Ramush Haradinajt ka dhënë një intervistë për Gazetën Insajderi ku ka shpalosur ofertën që ai ka për votuesit. Në këtë intervistë ai ka treguar se si për vetëm dy vite e gjysmë mandat si ministër, ka arritur që të i lë Republikës së Kosovës projekte që Kryeministri aktual, Albin Kurti me kontroll të shumicës në Parlament, nuk ka arritur as që ti afrohet.

    Ai ka treguar se Kurtin dhe partinë Vetëvendosje i sheh veç si anarkistë që i ikin Prokurorisë kur i thërret, dhe i ikin llogaridhënies ndaj votuesit të tyre duke sulmuar mediat.

    Ai ka treguar moente kur njerëz që shkojnë në takimet e Kurtit dalin nga to pa ditur se çka iu tha se çka do të bëjë ai për mandatin e dytë që po e kërkon.

    “Shet pallavra dhe fjalë boshe”, thotë Limaj për Kurtin.

    Oferta që ai thotë se e ka për votuesin më 9 shkurt 2025 është që do të vazhdojë të kryejnë projekte që ia lehtësojnë qytetarit jetën, prandaj dhe sloganin e kanë bërë #veçvepra.

    Ai është ndalur pak edhe tek sondazhet, por për to thotë që nuk duhet t’iu besohet sepse është hera e parë që situata ndryshon nga momenti në moment, por është i bindur që Kurti do të ketë rënie të atij niveli që më nuk do të jetë Kryeministër pasi që qytetarët janë zhgënjyer me mos-punën e tij dhe mbrojtjen që ia ka bërë të dyshuarve për korrupsion.

    “Ka ardhur në pushtet me parullën “Hajnat n’burg” e është shndërruar në mbrojtësin më të madh të të dyshuarve për hajni”, thotë Limaj.

    Shiko intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark