Edhe pse muaji i Ramazanit njihet si muaji i solidaritetit, në shumë vende të botës, iftari është një nga “ceremonitë” për të cilat shpenzohet mjaft.
Ja tre iftaret më të shtrenjta në Dubai:
Iftar me Lamborghini – 2 mijë e 500 euro
Për shumë njerëz iftari nuk mjafton vetëm me një tavolinë të mbushur me ushqim. Por duan edhe dicka të jashtëzakonshme. E gjërat e jashtëzakonshme kanë çmime të jashtëzakonshme. I tillë është edhe iftari në pallatin e një hoteli Dubai, ku përfaqësuesit e Lamborghinit kanë ekspozuar një ekspozitë të serive më të reja të veturave. Ju mund t’i shikoni makinat gjersa jeni duke ngrënë në hotelin Ramadan Tent në Ewaan.
Iftar dhe histori – 2 mijë euro
Bashkoju instruktorit Abbi Kemp në një aventurë iftari përmes Naif, një zonë e vjetër e Dubait që është e mbushur me xhami dhe ku jeta gumëzhinë nga zhurma e njerëzve. Aty ju mund të mësoni gjithçka rreth Ramazanit, të flisni me ata që agjërojnë dhe të hani në një restorant afgan.
Iftar, muzikë dhe kinema – 1 mijë euro
Alserkal Avenue është një nga vendet më të shtrenjta që gjatë gjithë muajit të Ramazanit të gjitha tavolinat janë të rezervuara. Por ky vend nuk është vetëm restorant. Aty ka muzikë, kënd të lojërave, sallë të kinemasë dhe masazh./Insajderi.com