Nga muaji janar i vitit 2025, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që t’i rris për 20 për qind pensionet për kategoritë e luftës.
“Nga muaji janar i vitit 2025 do të rriten për 20 për qind pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK’së, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”, tha Kurti.
Ndërsa, Kryeministri Kurti, njoftoi se pensionet për të gjitha kategoritë e tjera do të rriten nga 20 për qind prej muajit tetor.
/Insjaderi.org/