“Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient”. Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp.
Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme. Të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskën kudo përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku do të jenë ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty.
Maskat do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te fatura e dritave, njoftoi më tej Kryeministri.
“Të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskën kudo përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku do të jenë ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maskat do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te fatura e dritave, njoftoi më tej Kryeministri. Mos të ketë asnjë iluzion asnjë individ që ti shmanget gjobës”, ka thënë ai.