Nga kombëtarja në ring: Jeta e re e ish-portierit gjerman - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Nga kombëtarja në ring: Jeta e re e ish-portierit gjerman

    Insajderi
    05 November 2016 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kombëtaren gjermane ka fituar një medalje bronzi në Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010-n dhe një në Europianin e dy viteve më pas. Me Verder Bremenin ka ngritur tre trofe, por tani Tim Vize ka korrur një tjetër sukses. Kësaj here në ring.

    Ish-portieri gjerman e nisi karrierën si mundës dhe mbrëmë në Mynih debutoi në WWE, federata më e rëndësishme e wrestling-ut. Para shtatë mijë të pranishmëve, “Makina” – kjo është nofka e 35-vjeçarit – doli menjëherë triumfues.

    Vizes i mjaftuan vetëm 33 sekonda në një përballje 3 kundër 3, në të cilën “Makina” luftoi përkrah Cesaro-s dhe Sheamus-it kundër treshes Primo, Epico dhe Dallas, duke e mbyllur ndeshjen me një lëvizje vendimtare.

    Image result for tim wiese goalkeeper

    “Në futboll u ngrita deri në kombëtare, dhe tani në mundje jam ambicioz e dua të arrij objektiva të rëndësishme”, komentoi ish-portieri pas ndeshjes.

    Tim Vize vari dorezat në gozhdë dhjetorin e shkuar, duke zgjidhur kontratën që kishte me Hofenhaimin. Pas një përvoje të shkurtër në bodybuilding, ai vendosi t’i futej rrugës së mundjes dhe u përgatit me seanca të gjata stërvitore që e çuan deri në Florida.

    Vize ne ring

    Ish-futbollisti u rrit në ekipet zinxhir të Bajer Leverkusenit dhe gjatë karrierës së tij mbrojti portat e Fortunës së Këlnit, Kaiserslauternit dhe Verder Bremenit. Me këtë të fundit fitoi një Kupë të Gjermanisë, një Superkupë dhe një Kupë të Ligës. Me ekipin përfaqësues, Vize numëron gjashtë ndeshje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark