×
  • Sport
  • Euro 2024

    Nga Koreja e Jugut në Spanjë, kush do jetë ekipi që do të firmosë me Asanin?

    Insajderi
    27 June 2024 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë mungon vetëm firma, për ta quajtur zyrtare. Anësori i sulmit të Kombëtares, Jasir Asani është gati për një rikthm të madh në Evropës, teksa pritet të largohet, nga koreanët e Gwangju, menjëherë sapo të përfundojë, Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024, me 29-vjeçarin nga Shkupi, i cili e ka prerë tashmë “biletën” e tij.

    Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiiozes spanjolle, “AS”, Asani do të transferohet në LaLiga, aty ku u pret skuadra e Las Palmas, ekip që këtë sezon siguroi mbijetesën në elitën spanjolle dhe bordi i këtyre të fundit e pëlqen jo pak stilin e lojës, të “Legjionarit” dhe ka vendosur t’i ofrojë fillimisht një kontratë 2-vjeçare.

    Megjithatë, spanjollja “AS”, nuk është e vetmja që konfirmon këtë lajm, pasi disa media të lidhura me klubin e Gëangju, në Korenë e Jugut kanë konfirmuar gjithashtu transferimin dhe kanë ritheksuar faktin se gjithçka do të mbyllet sapo të mbarojë Evropiani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark