"Nga korriku, çmimet mund të rriten 25-35 për qind"- Paralajmëron deputeti i PDK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nga korriku, çmimet mund të rriten 25-35 për qind”- Paralajmëron deputeti i PDK’së

    Insajderi
    05 May 2025 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka paralajmëruar se rritja e çmimeve në Kosovë mund të shkojë deri 35%.

    Kjo si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës.

    “Kjo rritje e çmimit të rrymës do të reflektojë po ashtu në inflacion direkt zinxhiror sidomos te produktet bazike dhe në këtë aspekt është goxha problematike t’i thuhet prodhuesit vendor që e përdor energjinë si burim të mos i rrisë çmimet dhe pritet që nga qershori, eventualisht korriku çmimet e shumë produkteve të rriten nga 25-35 për qind, pikërisht për shkak të tarifës së padrejtë të rrymës”, ka deklaruar ai

    Për të gjitha ngritjet e çmimit të energjisë elektrike në vend, Ferat Shala fajëson qeverinë, që thotë se e kontrollon këtë sektor.

    “Të gjitha kanë buruar dhe burojnë nga ministria e zhvillimit ekonomik, gjegjësisht nga kryeministria. Sektorin energjetik askush tjetër nuk e kontrollon përveç kabinetit të ngushtë të kryeministrit Kurti dhe të tjerat janë krejtësisht janë leva, mekanizma apo dorë e zgjatur e këtij trupi”, ka thënë Shala për Gazetën Blic.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark