Ministri i Brendshëm grek “thumbon” Turqinë nga Kosova – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Brendshëm grek “thumbon” Turqinë nga Kosova

    Insajderi
    11 April 2017 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm i Greqisë, Panos Kammenos ka vizituar sot kontingjentin e Ushtrisë së Greqisë në Kosovë, të cilët funksionojnë në kuadër të NATO-s.

    Në një fjalim të mbajtur në kampin e ushtrisë greke në Prishtinë, Kammenos ka folur “për rritjen e rolit të Greqisë në Ballkan”. Kammenos ka ‘thumbuar’ Turqinë, shkruan portali grek Ekathimerini, pas retorikës agresive të Rexhep Taip Erdoganit.

    “Planet kombëtare do të hyjnë në fuqi nëse dikush përpiqet të ofendojë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë. Nuk ka asnjë mënyrë që ndonjë sfidë të mbetet pa përgjigje”, ka thënë Kammenos.

    Kammenos shtoi se Greqia “nuk është më pa autoritet në Ballkan, por pas shumë vitesh gradualisht është duke rifituar një rol udhëheqës në krijimin e një aksi të stabilitetit”.

    Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, më 2 prill të këtij viti deklaroi se “Turqit janë ata që i dëbuan grekët në det”, duke iu referuar kufirit të tanishëm ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark