Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të votojë ditën e sotme në Shqipëri.
Burimet bëjnë me dije se në orën 09:00, Albin Kurti do të votojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare.
Kurti do të ushtrojë të drejtën e tij në qendrën e votimit kopshti nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi.
Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë./albeu