×
  • Lajme
  • Analiza

    “Nga Kosova po ikin shkaku i dëshpërimit 20 vjeçar”- Dukagjin Krasniqi kryemjeku i spitalit në Lucern flet për Insajderin

    Insajderi
    05 October 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën e një tetorit, kosovari, Dukagjin Krasniqi, pranoi pozitën e kryemjekut në  Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen. Mjeku me prejardhje nga rajoni i Dukagjinit në një intervistë me Insajderin ka treguar për rrugëtimin e tij në fushën e mjekësisë, arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova dhe detyrat me të cilat do të përballet tash e tutje.

    Studimet Krasniqi i kreu në Universitetin Publik të Prishtinës, “Hasan Prishtina” dhe menjëherë pas stazhit të punës migroi për në Zvicër.

    Ndër vështirësitë e para që i njëjti hasi si migrant, ishte gjuha, kjo për arsyen se kërkohej një dialekt i pastër gramatikor.

    Sipas tij, nëse gjendja e mjekësisë së Kosovës krahasohet me 10 apo 20 vite më parë, gjërat kanë ndryshuar për mirë. Krejt çka sipas tij e penalizon Kosovën është mungesa e teknologjisë së re, kjo pasi sipas tij pavarësisht që mjekët janë të përgatitur, pa pajisje nuk mund ta japin maksimumin e tyre.

    Tek çështja se a do të kthehet ndonjëherë për angazhim në Kosovë, Krasniqi tha se nuk e përjashton këtë mundësi ,por, njëherë do të investoj në ngritje profesionale.

    Intervista e plotë:

    Insajderi: Sa ka qenë e vështire të inkuadroheni në një shtet tjetër, e sidomos me kushte si Zvicra?

    Krasniqi: Kam pas në fillim vështirësi të ndryshme duke ia fillu me barrierën e gjuhës pasi flitet dialekti gjerman dhe zvicran, pra gjuhë letrare, po gjuhën e kom ditë që nuk munden me vazhdu pastaj nuk kam qenë e sigurt a mundem me u pranu, gjuha, mentaliteti, sistemi gjuhësor, barriera që në fillim është dashtë me i pranu dhe në vazhdim me punu me ato.

    Insajderi: Si e shihni mjekësinë kosovare, në raport me atë Zvicrane, nje krahasim mes te dyjave, ku qëndrojnë te metat?

    Krasniqi: Nëse e krahasojmë me 10-20 vjet, është më mirë, po them bindshëm kom kolegë shoh qysh punojnë, por, normal që kemi prit ma shumë e ma mire kjo duhet me u ba me kohen me pune ma shumë shteti me ndiku me investu më shumë në mjekësi, me Zvicrën nuk krahasohet sepse kushtet janë shumë të mira edhe ski çka kursehesh me teknologji, nëse në Zvicër nuk kish pas teknologji mjekët s’kishin mujt me tregu sukses, unë mendoj qe mjeket në Kosovë janë shumë të mirë, por, pa kushte s’mund të tregojnë kapacitetin çka mujn me bo

    Insajderi: Pse mendoni që po largohen mjekët nga vendi, çka duhet të ndërmerret sipas juve?

    Krasniqi: Mjekët po largohen sepse nuk e shohin të ardhmen ose më shkurt, dojn me i siguru një të ardhme për fmit, jo që i kan kushtet keq ose po vuajnë, sepse mjeket mund të gjinden por me shumë është frika për të ardhmen e familjes, e dyta është që tregu dhe konkurrenca është e madhe sidomos kur vin ofertat e Gjermanisë tu e dit që mundesh me bo specializim dhe me përfitu shumë e ma shumë. Mendoj që mjekët ikin sepse janë dëshpëruar prej 20 vjetëve kan pas shpresa që ka mu investu sepse kanë punu hakikat me mish e shpirt për me i ndihmu popullit, duhet me pas durim tu e ditë që jemi ardh mas luftës, edhe rrogat e vogla pa stimulime dhe pa motivime, shteti duhet jo qetash ja kurr, pasi konkurrenca është shumë, shumë, shumë e madhe, Gjermania po merr shumë por edhe Zvicra i merr direkt prej Kosovës mjekët, kta i përgatisin dokumentet edhe i marrin direkt, s’është më problemi i vizave

    Insajderi: Kohët e fundit shumë shqiptar kanë zënë pozita të rëndësishme në klinika të ndryshme nëpër botë, si e komentoni këtë ju?

    Krasniqi: Është një lajm i mirë, motivim për mjeket kur dëgjojmë se një koleg shqiptar është ngrit në pozitë duhet me kon i angazhum përgjegjësia e madhe , në kohët e fundit të vjen mirë dhe të jep shpresë se si shqiptarët po mund të kontribuojnë.

    Insajderi: A keni qenë i angazhuar ndonjëherë në Kosovë, nëse jo a do të ktheheshit?

    Krasniqi: Unë nuk kam qenë i angazhuar, mas stazzhit kam migruar menjëherë në Zvicër, e kam mendjen që muj me ndihmu, për me u kthy jo për momentin, sepse dua të investoj në vetvete në profesion dhe mandej mund të vi

    Insajderi: Keni pranuar pozitë si kryemjek në Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen, si keni arritur deri këtu?

    Krasniqi: Me shumë punë angazhim, përkushtim, edhe tu i marr këshillat e tu e pa prej profesor Flurim Cuculi çka me bo qysh me vazhdu që me mujt me marr një përgjegjësi të re, faleminderit nga ai që nuk ka hezituar që të më ndihmojë, një është e qartë kur të hapet dera në një spital punën duhet me ba vet dhe duhet me kallzu 200% që ti mundesh.

    Insajderi: Cilat janë detyrat që do t’i ushtroni pas pranimit të pozitës në Klinikë?

    Krasniqi: Detyra që i kom tash janë si kryemjek, jam përgjegjës për një repart komplet me pacient që kan pas infarkt të zemrës që vuajnë nga tumori, kimioterapia, aksidentet, thyerje të eshtrave, dhe kjo është përgjegjësia e re për momentin.

    Insajderi: Cili është mesazhi për mjeket e ri, sidomos te integruarit e vonshëm?

    Krasniqi: Mesazhi për kolegët e mi, që kane migru e kudo tjetër është që të angazhohen të përkushtohen mirë në punë dhe çka është me rendësi, mentalitetin dhe sistemin me i pranu sa më shpejt sepse është i komplikuar pak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark