Nga “lara-lara” tek përkulja para flamurit – Si e ndryshoi Kurtin pushteti? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga “lara-lara” tek përkulja para flamurit – Si e ndryshoi Kurtin pushteti?

    Insajderi
    17 January 2025 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Se pushteti ndryshon njerëzit, është një fakt i njohur, dhe shembulli më i dukshëm i kësaj është Albin Kurti. Kur ai ishte opozitar, Kurti e kritikonte ashpër flamurin e Kosovës, duke e quajtur atë “lara-lara” dhe madje zhvillonte protesta për ta kundërshtuar këtë simbol të rëndësishëm për shtetin, shkruan Insajderi.

    Më 28 nëntor 2015, Albin Kurti, duke qenë krenar për flamurin kombëtar, u tall me flamurin kombëtar.

    Ai shprehej “Me atë flamurin lara-lara që e kanë nxjerrur nga ‘strajca’ këta tregtarë flamujsh…”

    https://insajderi.org/it/nga-flamuri-lara-lara-tek-flamurin-dhe-himnin-do-ti-respektoj

    Deklaratat e tij gjenin mbështetje nga simpatizantët e tij, të cilët e ndihmonin në këtë qëndrim.

    Por ky qëndrim i tij ndryshoi papritur kur ai u bë kryeministër.

    Pak para se Kurti të fitonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pra gjatë fushatës zgjedhore, ai foli shumë më butë për flamurin dhe himnin se në 2015-ën.

    “I respektoj simbolet e Kosovës në institucione. Nesër ose pasnesër si kryeministër do të respektojë himnin dhe flamurin e Kosovës

    Tashmë, si udhëheqës i shtetit, ai edhe po përkulet para flamurit që dikur e quan “lara-lara”.

    Në një akt simbolik, më 17 shkurt 2022, Kurti u pa duke u përkulur para flamurit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark