Nga LDK-ja e akuzojnë Ministrinë e Kulturës për ‘militantizim ekstrem dhe paaftësi’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga LDK-ja e akuzojnë Ministrinë e Kulturës për ‘militantizim ekstrem dhe paaftësi’

    Insajderi
    27 March 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku.

    Halimi me anë të një video-adresimi ka deklaruar se kultura në Kosovës për “dy vjet qeverisje ka shënuar degradim të shumanëshëm”, derisa ka përmendur mungesën e investimeve kapitale.

    Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie ka akuzuar MKRS-në edhe për “militantizim të skajshëm të institucioneve”.

    “Skena kulturore në Kosovë është sot më e varfra në Evropë”, shprehet Halimi në fjalën e saj, shkruan Syri.net Kosova

    “Hovi i zhvillimit të kinematografisë kosovare me të cilin krenoheshim është stopuar duke iu falënderuar paaftësisë së kësaj ministrie…”, vazhdon tutje Halimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark