Nga milionat dhuratë prej babait dhe kunatit, tek kursimet/ Si është rritur pasuria e deputetes së Bashës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga milionat dhuratë prej babait dhe kunatit, tek kursimet/ Si është rritur pasuria e deputetes së Bashës

    Insajderi
    21 March 2022 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kriza në Partinë Demokratike është bërë më e thellë pas humbjes së turpshme e Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

    Pas daljes së rezultatit të këtyre zgjedhjeve, Basha u braktis në masë nga mbështetësit e tij. I pari që dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet ishte Agron Gjekmarkaj, duke vijuar më pas edhe me Grida Dumën, Ervin Salianjin, e shumë deputetë të tjerë.

    Por tashmë të vetmet që i kanë dalë në mbrojtje kryetarit të shkarkuar të PD janë shumë të pakët, përfshirë këtu deputeten Orjola Pampuri.

    Kjo e fundit, e dalë nga kazani i kunatit dhe familjes vijon të jetë një besnike e Lulzim Bashës, duke e mbështetur atë në çdo gjë.

    Orjola Pampuri, nuk ka asnjë lidhje apo kontribut në PD, përveç mandatit apo karriges së dhënë nga Luli.

    Por ndonëse është katapultuar në politikë, Pampuri ka një pasuri jo të vogël.

    Në deklarimin që ka bërë në ILDKPI, Pampuri në vitin 2017, kur edhe është bërë deputete ka deklaruar se disponon një apartament 127.4 metra katrorë në Tiranë, me vlerën 55 mijë euro. Si burim të ardhurash, ajo deklaron se 1000.000 lekë të reja ja ka dhënë dhuratë babai, dhe po të njëjtën vlerë e ka pasur dhuratë nga kunati. Ndërsa 25.000 euro i ka marrë kredi në bankë.

    Ajo gjithashtu deklaron edhe një tjetër apartament me sipërfaqe 51 metra katrorë+84 metra verandë, si dhe 18 metra katror garazh në Tiranë. Për këtë pasuri që sipas të dhënave është vendosur në vitin 2014, deputetja e PD deklaron kursimet e bashkëshorit dhe kredi në një bankë të nivelit të dytë.

    Po në të njëtin vit, deputetja e Bashës deklaron se ka pasur një dyqan 36 metra katrorë dhe një tjetër 46 metra katrorë.

    Për të gjitha këto pasuri, Pampuri deklaron se i ka pronë të përbashkët me bashkëshortin.

    Ajo gjithashtu ka marrë një kredi me vlerën 33 mijë euro për blerjen e një dyqani, e cila është marrë në vitin 2014 dhe përfundon në vitin 2039, ku kësti mujor është 180 euro, si dhe një kredi tjetër me vlerë 36 mijë euro për blerjen e një apartamenti, ku kësin mujor e ka 220 euro. Pampuri thekson se këtë kredi e ka marrë në vitin 2014 dhe e përfundon në vitin 2039.

    Por pasuria e deputetes së Bashës vijoi të rritej. Pampuri në vitin 2018 ka deklaruar në ILDKPI një vilë me sipërfaqe 130 metra katror.

    Për këtë pasuri, ajo thotë se e ka shkëmbyer me apartamentin që dispononte në Tiranë 127.4 metra katror dhe pa asnjë vlerë shtesë.

    Ndërsa si burim të ardhurash, Pampuri deklaron pagat si deputete dhe pagat si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.

    Por përveç këtyre, Pampuri ka deklaruar se ka marrë edhe një kredi afatgjatë, për 15 vite, prej 20 mijë euro për arredimin dhe mobilimin e shtëpisë. Kësti mujor sipas saj është 157 euro.

    Ndërsa në vitin 2021, deputetes së Bashës, përveç pasurive të më sipërme i shtohet edhe një apartament në Sarandë me sipërfaqe 39.21 metra katror . Si burim të ardhurash, ajo deklaron kursimet e saj dhe të bashkëshortit dhe shlyerje me këste.

    Pasuri në vitin 2017:

    Një apartament 127.4 metra katrorë në Tiranë, me vlerën 55 mijë euro.

    Apartament me sipërfaqe 51 metra katrorë+84 metra verandë.

    18 metra katror garazh në Tiranë.

    Dyqan 36 metra katrorë

    Dyqan 46 metra katrorë.

    Pasuri në vitin 2018:

    Vilë me sipërfaqe 130 metra katror.

    Apartament në Selitë, 51 metër katror

    Verandë 84 metër katror

    Garazh 18 metra katrorë

    Depo 4 metra katror

    Pasuria në vitin 2021:

    Apartament 51 metra katror

    Verandë 84 metra katror

    Depo 4 metra katror

    Garazh 18 metra katror

    Dyqan 36 metra katror

    Dyqan 46 metra katror

    Vilë 130 metra katror

    Apartament në Sarandë 39.21 metra katror./E.K-CNA.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark