Përmes një komunikate për medie, MPB ka njoftuar se për një periudhë jo më të gjatë se një mujore, sasia e targave të kontraktuara nga ministria do të jenë të gatshme për futjen në përdorim.
“Bazuar në obligimet kontraktuese, operatori ekonomik është i obliguar që jo më vonë se 30 ditë të dorëzojë në MPB sasinë e kërkuar të targave”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Deri më tani, në mungesë të targave metalike, qytetarët e Kosovës janë pajisur me targa prej letrës, raporton Insajderi.
MPB ka thënë se qytetarët që kanë aplikuar për regjistrim të parë, dhe janë pajisur me targa prova, ata do të paguajnë vetëm taksën e mbetur prej 5 eurove, pra nuk ngarkohen me pagesa tjera.