×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nga nënshkrues i kontratës me biznes në shef prokurimi – historia e zyrtarit të FSSh-së që u avancua nga drejtori

    Insajderi
    26 June 2022 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-shef i tenderëve në Fondin për Sigurimet Shëndetësore, Alban Pozhegu ka denoncuar në Polici e Prokurori një sërë shkeljes e keqpërdorimesh që janë bërë në Fondin për Sigurime Shëndetësorë në krye me drejtorin, Fatmir Plakiqi.

    Në rrëfimin ekskluziv për InDoks, Pozhegu përmend rastin e Artan Lekës që dikur nënshkroi tender me Fondin, u ngjit brenda këtij institucioni deri në zyrtar.

    Më pas ky person ishte punësuar si zyrtar i logjistikës në FSSHK, dhe i njëjti kishte aprovuar pagesën për kompaninë me të cilën kishte fituar kontratën për mirëmbajtje.

    “Ne e kemi pasur një kontratë për mirëmbajtje e objektit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, ka qenë një kompani, të cilin kontratën e ka nënshkru Artan Leka. Artan Leka e ka nënshkru kontratën për mirëmbajtjen e objektit të FSHS-së tash pas 6-8 muajve ai punësohet në Fond për Sigurime Shëndetësore si Shef i Logjistikës dhe si shef ai nënshkruan, jep urdhëresa për pagesë, nënshkruan pagesa për kompaninë e vet që e ka nënshkru kontratën, bën specifikime teknike për publikimin e tenderave për mirëmbajtje të objektit e publikojnë njëherë tenderin nuk mundet me ia rregullu firmës të vet e anulojnë, e publikojnë herën e dytë fatmirësisht ia dalin dhe ja japin kompanisë së vet dhe ai vazhdon me atë që me i jap vetes tenderin e me i nënshkru  pagesat…”, tha Pozhegu.

    “Ai në ditën kur po folim ai është caktu si shefi i prokurimit në Fondin për Sigurime Shëndetësore, që ka nënshkru kontratë për atë institucion ku punon e pastaj i kryen të gjitha punët për vete i ka kry deri ditën e sotme”, ka deklaruar Pozhegu.

    Pozhegu ka treguar në këtë episod të InDoks se çka denoncoi në Prokurori. Çka iu ofroi atyre si prova. Krejt këto dokumente i ka ndarë edhe me InDoks

    InDoks | Fondi i Dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark