Nga nesër nuk do të ketë shërbime higjienike në QMF – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga nesër nuk do të ketë shërbime higjienike në QMF

    Insajderi
    04 March 2024 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga dita e nesërme Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike.

    Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo gjë ndodh për shkak se kompanisë aktuale sot i ka skaduar kontrata, duke theksuar se disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në QMF.

    “Nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike fare , pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata ,dhe ne disa her kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në qmf , por komuna asnjiher nuk është përgjigjur për pagesën tonë , andaj ftoj të gjithë punëtorët teknik në qmf e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne.Nesër Nora 10 .00 kryetari i Federatës do të vizitoi QKMF në Prishtinë”, ka shkruar Azemi. /Insajderi/

    Njoftimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark