Nga nesër rikthehet pagesa e detyrueshme për “Prishtina Parking” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga nesër rikthehet pagesa e detyrueshme për “Prishtina Parking”

    Insajderi
    09 September 2025 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër hyn në fuqi vendimi për rikthimin e funksionalitetit të plotë të “Prishtina Parking”, në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Supreme.

    Sipas njoftimit, qytetarët duhet të shfrytëzojnë hapësirat publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” vetëm me pagesë, duke respektuar tarifat zyrtare.

    “Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

    Komuna shton se ky vendim ka për qëllim të sigurojë përdorimin e drejtë dhe të barabartë të hapësirës publike në kryeqytet./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark