Një person në Zahaq të Pejës i ka vënë flakën një objekti të një personi tjetër, pas një pakujdesie me djegien e mbeturinave.
Siç njofton Policia e Kosovës, personi i i dyshuar u kishte vënë zjarr mbeturinave, mirëpo situata i kishte dalë jashtë kontrollit duke ia djegur një objekt një personi tjetër.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar u kishte vënë zjarrin disa mbeturinave. Zjarri ka dalur jashtë kontrollit dhe kishte përfshirë një objekt ndihmës pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar në të cilin ishin 2 aparat të kafes,1 furrë e picave dhe 36 copë karrika”, njofton policia.
Objekti është djegur në tersi, ka njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. /Insajderi.com