
Muzeu Kombëtar ”Shtëpia me gjethe” është kthyer tashmë në një atraksion turistik, jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por veçanërisht për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Gjatë qershorit, ky muze ka mirëpritur 22% vizitorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vizitat e shumta në këtë muze gjenerojnë dhe të ardhura të cilat janë rritur me 38% më shumë krahasuar me qershorin e kaluar.
Nga të dhënat e bëra publike nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” 78% e vizitorëve në muajin qershor ishin të huaj ndërsa 50% e vizitorëve në janar-qershor ishin vendas. Shumica e vizitorëve të huaj në qershor ishin anglezë, gjermanë dhe francezë.
Ky muze, ose thesari i memories kolektive, i kushtohet njerëzve të pafajshëm që u arrestuan, internuan, torturuan dhe vuajtën dënime të rënda për shkak të përgjimeve, kontrolleve e spiunimeve gjatë regjimit komunist, shumica e të cilave kryheshin nga kjo shtëpi.