Nga PDK thonë se Gjykata Komerciale ishte propozim i Kadri Veselit: Albulena Haxhiu e përvetësoi idenë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga PDK thonë se Gjykata Komerciale ishte propozim i Kadri Veselit: Albulena Haxhiu e përvetësoi idenë

    Insajderi
    02 August 2022 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka replikuar me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Duke folur për Gjykatën Komerciale, Gruda ka thënë se kjo gjykatë ishte propozim dhe ide e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    “Ministrja e Drejtësisë paska thënë sot se në debate televizive ka pasur hezitime për krijimin e Gjykatës Komerciale. Nuk e di për kënd e ka fjalën, por e di që Gjykata Komerciale ishte propozim i Kryetarit të PDK-se Kadri Veseli, në vitin 2019, dhe atëherë kishte filluar puna për krijimin e saj”, ka thënë Gruda.

    Më tej, ai ka thënë se po të shikoj me kujdes ministrja, mund të gjej kundërshtarët e kësaj gjykate në partinë e saj.

    “Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ajo përvetëson punët që i kanë bërë të tjerët”, ka përfunduar Gruda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark