Nga PDK tregojnë se si do të veprojnë nëse VV vazhdon me planin për votim të fshehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga PDK tregojnë se si do të veprojnë nëse VV vazhdon me planin për votim të fshehtë

    Insajderi
    27 June 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK nuk do të votojë me ‘votim të fshehtë’, pasi një gjë e tillë është “jokushtetuese”.

    Ai theksoi se PDK mori pjesë në seancën konstituive deri në momentin kur u ndryshua rendi i ditës. Sipas tij, seancat e mbajtura deri më tani janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën.

    “Sa i takon votimit të fshehtë, Gjykata e ka shpallur jokushtetues dhe e ka sqaruar këtë qartë. Për sa i përket takimit konsultativ ku mungoi Kurti, ky takim ishte një reflektim pozitiv. Ata e dinë që kanë bërë shkelje deri tani, siç ka konstatuar Gjykata, dhe janë të vetëdijshëm që insistimi për votim të fshehtë është gjithashtu shkelje e Kushtetutës. Mendojmë se kjo qasje duhet të vazhdojë. Aktgjykimi është i qartë: deputetët duhet të votojnë për, kundër ose të abstenojnë në seancë. Ne e kemi bërë këtë deri në momentin kur u ndryshua rendi i ditës. Në momentin kur kaluan në votim të fshehtë, nuk kishte arsye të merrnim pjesë në një vendimmarrje jokushtetuese. Prandaj nuk votojmë për diçka që është kundër Kushtetutës”, ka përfunduar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark